Flash

Elon Musk rikthen në Twitter llogaritë e pezulluara të gazetarëve

Lapsi.al 18 December 2022
Elon Musk rikthen në Twitter llogaritë e pezulluara të

Elon Musk ka deklaruar se do të rivendos llogaritë e disa gazetarëve të pezulluar nga platforma. Ai i kishte akuzuar ata se kishin ndarë informacione private për vendndodhjen e tij.

“Populli ka folur. Llogarive që kanë zbuluar vendndodhjen time do t'u hiqet pezullimi tani”, shkroi Musk në Twitter. Llogaritë e pezulluara përfshinin ato të gazetarëve të The New York Times, Washington Post, CNN dhe botime të tjera.

Seria e pezullimeve filloi pasi Twitter ndaloi llogarinë "ElonJet", një llogari e drejtuar nga Jack Sweeney, që gjurmonte avionët privatë të shefit të Tesla dhe SpaceX duke përdorur të dhëna të disponueshme publikisht. “Çdo llogari që shpërndan informacionin e vendndodhjes në kohë reale të kujtdo do të pezullohet. Kjo është një shkelje e sigurisë fizike. Këtu përfshihet edhe postimi i faqeve me informacione të vendndodhjes në kohë reale, "tha ai.

Disa grupe në mbarë botën shprehën shqetësime për pezullimet. Vera Jourova, nënkryetare për vlerat dhe transparencën në Bashkimin Evropian (BE) tha se lajmet për pezullimin e gazetarëve në Twitter ishin "shqetësuese".

“Rregullat ekzistuese të mediave të BE-së dhe rregulloret e reja dixhitale që hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm kërkojnë “respektim të lirisë së medias dhe të drejtave themelore”. Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti”, u shpreh zonja Jourova. Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjithashtu  shtoi se "liria e shtypit nuk duhet të ndizet dhe fiket sipas dëshirës". /Lapsi.al

Të këshilluara

Twitter lançon funksionin 'Community Notes'

Twitter ka lançuar veçorinë e tij të re “Shënimet e Komunitetit” që i lejon përdoruesit të shtojnë kontekst në tweet-e. Vendimi vjen në një përpjekje për të ndi...

13:17

Simboli i Twitter, tashmë në ankand

Twitter po nxjerr në ankand artikuj zyre nga selia e tij në San Francisko, duke përfshirë një statujë të zogut të famshëm blu të kompanisë. Përveç mobiljeve ...

11:31

Apple paditet për përndjekje

Apple është paditur nga dy persona të cilët thonë se AirTag-et e saj janë përdorur për t'i ndjekur pa e ditur. AirTags u lëshuan në fillim të këtij viti, si ...

11:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI