Flash

Restoranti ku shpërndahej kökainë, autoritetet gjermane arrestojnë 10 shqiptarë

Lapsi.al 17 December 2022
Restoranti ku shpërndahej kökainë, autoritetet gjermane

Një operacion special është zhvilluar nga autoritetet gjermane në një lagje të Hamburgut. Blutë dyshonin se në një restorant i zonës kishte aktivitet të lëndëve narkotike. Sipas burimeve nga mediat e huaja, tetë makina policie ndaluan para restorantit “Knallermann”, brenda të cilit operonte një grup shqiptarësh që shiste kokainë.

Raportohet se grupi shqiptar i përbërë nga 10 persona. Dy prej tyre ishin pa dokumenta. Ata e shisnin lëndën narkotike për 50 euro një gram. Nga kontrollet në ambientin e bastisur nga policia u sekuestruan 45 gramë kokainë dhe një automjet që u përkiste të dyshuarve. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI