Flash

Lamtumirë Sinisa Mihajlovic: karriera e një kampioni e luftëtari që nuk u dorëzua kurrë

Lapsi.al 16 December 2022
Lamtumirë Sinisa Mihajlovic: karriera e një kampioni e luftëtari

Sinisa Mihajlovic nuk ia doli. Ai luftoi për tre vjet e gjysmë pa hequr dorë nga jeta sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Natyrisht përveç momenteve më të vështira, apo atyre në të cilat u detyrua të ndalonte për trajtime invazive. Sinisha sillej sikur sëmundja që ai vetë e njoftoi në fillim të korrikut 2019, ishte vetëm një bezdi kalimtare që nuk mund ta pengonte kurrë punën, interesat, ekzistencën e tij. Një shembull konkret për të gjithë.

KARRIERA SI LOJTAR

Mihajlovic lindi më 20 shkurt 1969. Përvojat në Borovë dhe Vojvodinë e shtynë Crvena Zvezda ta çojë në Beograd, ku u bë protagonist i një cikli të jashtëzakonshëm. Si sulmues i majtë, ai fitoi dy kampionate jugosllave (pas atij që fitoi në Vojvodinë), një Kupë Evropiane dhe një Kupë Ndërkontinentale. Roma vendosi ta marrë në Serie A. Ai qëndroi me verdhekuqtë për dy sezone përpara se të transferohet te Sampdoria.

Eriksson e shndërroi atë në qendërmbrojtës, një rol që e bëri të shpërthente përfundimisht në ciklin e Lazios në gjashtë vite plot trofe. Aty fitoi një titull kampion, dy Kupa të Italisë, po aq Superkupa, një Kupë Europiane dhe një Kupa Kupash. Mancini e solli te Interi, ku e mbyll karrierën e tij si lojtar duke fituar një tjetër titull kampion, dy Kupa Italie dhe një Superkupë italiane. Një karrierë e jashtëzakonshme e shënjuar me më shumë se 100 gola, duke përfshirë ato për kombëtaren jugosllave, falë një të majte shkatërruese që u bë legjendë falë goditjeve të dënimit. Mes tyre spikat edhe trigolëshi me goditje dënimi kundër Sampdorias në '98.

NGA BOLOGNA TE BOLOGNA

Në vitin 2006 ai u tërhoq dhe u bë ndihmës i Roberto Mancini te Inter, duke filluar karrierën e tij si trajner. Si trajner i parë e nisi nga Bologna në vitin 2008, përpara se të drejtonte Catania dhe Fiorentina. Sinisa mori edhe drejtimin e kombëtares serbe, Sampdoria, Milan e Torino. Nuk duhen harruar 9 ditët e trazuara te Sporting Lisbona dhe rikthimi te Bologna, ku zëvendësoi Pippo Inzaghin. Nga ajo pankinë, në fillim të sezonit 2019/20, bëri të ditur sëmundjen e tij në një konferencë për shtyp.

Një futbollist i kohëve të tjera, një person i drejtpërdrejtë. Ai ishte i aftë për gjeste të jashtëzakonshme dhe grindje epike, të shndërruara më vonë në miqësi. Asnjëherë banal, Sinisa ka marrë pozicione të diskutuara dhe të diskutueshme. Si kur mori në mbrojtje Arkan, organizatorin e spastrimit etik të kërkuar nga presidenti serb Milloshevic. Megjithatë ai nuk hoqi dorë kurrë nga të qenit vetvetja dhe duke thënë atë që mendonte. Sinisa i kohëve të fundit është ai që ka impresionuar më shumë. I goditur nga sëmundja, por i pranishëm në pankinë, në fushën stërvitore apo gati të drejtonte ekipin nga spitali. Nuk ka dyshim që e gjithë ekzistenca e tij duhet marrë si shembull, nga ata që nuk duan të fshihen kurrë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI