Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Parashikimi i motit: Rritje temperaturash dhe reshje shiu

Lapsi.al 16 December 2022
Parashikimi i motit: Rritje temperaturash dhe reshje shiu

Shqipëria

Sipas MeteoAlb pjesa me e madhe e vendit tonë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.Por pritet që vranësirat të shtohen përkohësisht duke gjeneruar reshje të pakat, kryesisht në Veri të Shqipërisë do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Kosova në pjesën më të madhe do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat herë pas here do të shtohen. Pritet që më të shpeshta vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në perëndim të Kosovës duke sjellë reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat lindore. Ndërsa pas mesdite vranësirat parashikohet që të bëhen më të dukshme, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Qëndra e Ballkanit dhe Skandinavia do të dominohen nga kthjellimet dhe vanësirat e shpeshta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do paraqitet  nënndikimin vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore në lindje të kontinentit, Gjithashtu reshje dëbore do të ketë pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit. Por me vranësira dhe reshje shiu do të jetë Europa Jugore.

Të këshilluara

Zhduket një shtetas boshnjak në Vlorë

Një shtetas boshnjak rezulton i humbur që prej ditës së djeshme në Vlorë. Kanë qenë familjarët e shtetasit boshnjak ata që kanë kallëzuar zhdukjen e tij. Uni...

13:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI