Flash

Kokainë dhe heroinë në autobus, arrestohen 2 shqiptarë në kufirin kroat

Lapsi.al 16 December 2022
Kokainë dhe heroinë në autobus, arrestohen 2 shqiptarë

Policia kroate në Dubrovnik ka njoftuar se në një autobus me targa shqiptare në kufi janë gjetur disa kilogramë kokainë dhe heroinë, ndërsa bëhet me dije se brenda mjetit kanë qenë vetëm dy shtetas shqiptarë.

“Dy meshkuj të moshës 41 dhe 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë afruar në kontrollin kufitar hyrës në QKM Karasovic, me një autobus pasagjerësh me shenja kombëtare shqiptare. Autobusi ishte bosh dhe drejtohej nga 33-vjeçari, ndërsa 41-vjeçari ishte shoferi zëvendësues”, deklaruan autoritetet kroate.

Gjatë kontrollit kufitar, të kryer nga efektivët së bashku me doganierët, janë konstatuar modifikime në kabinën e bagazhit, të cilat kanë sjellë dyshime për kontrabandë dhe është kërkuar një urdhër kontrolli.

Gjatë kontrollit janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër transparente, ku pesë prej tyre ishin me heroinë, me një peshë totale prej 5.4 kg, ndërsa pesë të tjerat përmbanin kokainë me peshë totale 5.6 kg.

Sipas autoriteteve të vendit dyshohet se destinacioni i dy shqiptarëve ka qenë një nga vendet e Evropës Perëndimore, i cili për shkak të hetimeve nuk është njoftuar nga autoritetet.

Të këshilluara

22 raste të reja me Covid në Shqipëri

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të qëndrojnë të ulëta. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 raste të reja nga ...

19:07

Zgjedhja e kreut të SPAK, reagon BE

Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann ka mirëpritur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Me anë të një reagimi në tëitter, ajo ka shprehur vlerës...

18:36

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI