Flash

Gripi i devesë infekton edhe dy titullarë: Franca e minimizon, por infektohet edhe Varane e Konaté

Lapsi.al 16 December 2022
Gripi i devesë infekton edhe dy titullarë: Franca e minimizon, por

Nuk ka asnjë vatër Covid-i te Franca, vetëm një grip për shkak të ajrit të kondicionuar. Sipas RMC Sport, për stafin mjekësor të Les Bleus është një sindromë virale i një gripi të thjeshtë. Asgjë serioze, por të premten mediat franceze raportojnë dy raste të tjera. Raphael Varane dhe Ibrahima Konaté, të dy titullarë në qendër të mbrojtjes në gjysmëfinalen kundër Marokut. Për Varane, simptomat ishin vërtet të lehta, pak më të theksuara për atë të Liverpool. Të dy mbahen nën vëzhgim nga mjekët francezë dhe për momentin nuk ka asnjë alarm.

Tre lojtarët që kanë vuajtur simptoma gripi ditët e fundit, përkatësisht Adrien Rabiot, Dayot Upamecano dhe Kingsley Coman, duhet të jenë rregullisht në dispozicion të trajnerit Didier Deschamps për finalen kundër Argjentinës. Dy të parët u rikthyen rregullisht në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës që të enjten. E sipas të gjitha gjasave do të rimarrin vendin e tyre në 11-shen titullare, pasi humbën gjysmëfinalen kundër Marokut.

Theo Hernandez pësoi një goditje në gju të mërkurën mbrëma në gjysmëfinale. Situata e tij është nën mbikëqyrje të fortë, por nuk është shqetësuese për stafin për momentin. Lojtarë të tjerë, si Antoine Griezmann, Olivier Giroud dhe Kylian Mbappé, kanë vuajtur disa ngërçe muskulare. Sidoqoftë, asgjë serioze dhe prania e tyre nuk është në dyshim.

MASAT E SIGURISË

Ndërsa skuadra e Deschamps punon për t'i dhënë vendit të tyre Kupën e tretë të Botës, në Francë po punojnë për planin e sigurisë. Gjithcka e lidhur si me finalen e madhe, ashtu dhe atë për vendin e 3 e të 4 që sheh Marokun në lojë. Rreth 12,800 policë dhe xhandarë janë mobilizuar për të siguruar mbrojtjen e rendit publik për ndeshjen Kroaci-Marok. 14,000 të tjerë për finalen e madhe midis Francës dhe Argjentinës. Mobilizimi, raportoi policia franceze që i prezantoi sot projektin ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin, është më i madh se për gjysmëfinalen Francë-Marok (me 10 mijë agjentë). Darmanin kujtoi se në vitin 2018 rreth 600,000 njerëz u mblodhën në Champs Elysees për të festuar triumfin e Les Bleus. Për finalen, prefektura e policisë së Parisit parashikon 2750 oficerë të dislokuar në kryeqytet, kunddrejt 2000 të shtunën e kaluar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI