Flash

Elon Musk pezullon llogarinë që gjurmonte avionin e tij privat

Lapsi.al 16 December 2022
Elon Musk pezullon llogarinë që gjurmonte avionin e tij privat

Elon Musk ka ndaluar një llogari në Twitter që gjurmonte avionin e tij dhe filloi veprimet ligjore kundër krijuesit të tij.

Musk kishte sugjeruar më parë se llogaria e ElonJet ishte një provë e angazhimit të tij ndaj fjalës së lirë. Ai deklaroi se do të lejonte gjurmuesin të vazhdonte të postonte në Twitter edhe pasi ta kishte blerë atë. Megjithatë, këtë javë, llogaria u ndalua. CEO i Teslas ka treguar në Twitter se ndalimi ishte bazuar në frikën se informacioni mund të përdoret për të ngacmuar atë dhe familjen e tij.

“Çdo llogari që shpërndan informacionin e vendndodhjes në kohë reale të kujtdo do të pezullohet. Kjo është një shkelje e sigurisë fizike. Këtu përfshihet edhe  postimi i faqeje me informacione për vendndodhjen në kohë reale,” shkroi ai në Twitter. "Postimi i vendeve ku dikush ka udhëtuar me pak vonesë nuk është një problem sigurie, kështu që është në rregull."

Menjëherë pas kësaj, ai zbuloi se një makinë që mbante djalin e tij ishte ndjekur nga një person i cili besonte se Musk ishte në makinë. Elon tha se po ndërmerrte "veprim ligjor" kundër Sweeney, i cili drejtonte llogarinë e ElonJet. Gjithashtu  dhe ndaj "organizatave që mbështetën dëmtimin e familjes së tij". Miliarderi nuk tregoi nëse ai besonte se informacioni i ndarë përmes llogarive të gjurmimit kishte kontribuar në sulm. Giithashtu nuk dha asnjë informacion se çfarë mund të përfshijë  veprimi ligjor./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Twitter lançon funksionin 'Community Notes'

Twitter ka lançuar veçorinë e tij të re “Shënimet e Komunitetit” që i lejon përdoruesit të shtojnë kontekst në tweet-e. Vendimi vjen në një përpjekje për të ndi...

13:17

Simboli i Twitter, tashmë në ankand

Twitter po nxjerr në ankand artikuj zyre nga selia e tij në San Francisko, duke përfshirë një statujë të zogut të famshëm blu të kompanisë. Përveç mobiljeve ...

11:31

Apple paditet për përndjekje

Apple është paditur nga dy persona të cilët thonë se AirTag-et e saj janë përdorur për t'i ndjekur pa e ditur. AirTags u lëshuan në fillim të këtij viti, si ...

11:25

Funksioni i ri në Facebook Dating

Platforma e takimeve në Facebook do të prezantojë mjetet e verifikimit të moshës për të konfirmuar se vetëm të rriturit po përdorin aplikacionin. Kompania më...

15:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI