Flash

Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme” për bømba

Lapsi.al 16 December 2022
Aeroporti i Shkupit rikthen fluturimet pas “alarmeve të rreme”

Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se kërcënimet që i janë bërë Aeroportit të Shkupit të premten, kanë rezultuar të rreme. Për këtë arsye  është rikthyer orari i fluturimeve.

Në orët e mëngjesit nuk ka pasur fluturime nga Shkupi. Ndërkohë ato që e kanë pasur destinacion kryeqytetin maqedonas e kanë devijuar udhëtimin.

Përveç aeroportit, kërcënime për bomba ka pasur edhe në disa objekte të tjera. Si pasojë e këtyre kërcënimeve është evakuuar edhe hoteli “Aleksandar Palace”, ku ka qenë kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve. Po kryhen kontrollet antiterroriste si dhe masat për zbardhjen e rasteve.”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Alarme për vendosje të bombave ka pasur edhe ditën e mërkurë në 49 objekte të arsimit dhe institucioneve tjera shtetërore. Ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera si: Kumanovë, Kavadar, Shtip dhe Manastir.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ka thënë se institucionet po punojnë për zbardhjen e këtyre kërcënimeve. Ato kanë nisur më 26 tetor.

Ai ka thënë se dyshimet janë se bëhet fjalë për “luftë hibride, për futjen e frikës në mesin e popullatës dhe destabilizimin e vendit”. Institucionet janë në kontakt me NATO-n dhe faktorë të tjerë ndërkombëtar për ndihmë në zbardhjen e kërcënimeve. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërcënimet në postat elektronike vijnë nga jashtë Maqedonisë së Veriut./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI