Flash

Vidhen paratë e një biznesi në Tiranë, policia nis hetimet

Lapsi.al 15 December 2022
Vidhen paratë e një biznesi në Tiranë, policia nis hetimet

Një biznes ka rënë pre e grabitjes në rrugën “Vaso Pasha” në kryeqytet. Policia bën me dije se një 36-vjeçar ka bërë kallëzim se në biznesin që ai administronte janë vjedhur një sasi monetare, shumë kjo që nuk bëhet e ditur.

Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasi A. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Vaso Pasha”, në biznesin që administron, i kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI