Flash

Video/ Partizani nuk gabon këtë herë: thyen Kukësin dhe e bën derbin me Tiranën, "luftë" për kreun

Lapsi.al 15 December 2022
Video/ Partizani nuk gabon këtë herë: thyen Kukësin dhe e

Nuk ka më asnjë rikuperim të minutave shtesë këtë herë. Partizani ka mësuar nga leksioni i Erzenit në javën e kaluar dhe merr tre pikë shumë të rëndësishmë kundër Kukësit. 2-1 imponohet skuadra e Colella, përpara derbit me Tiranën, duke e bërë kështu ndërqytetasen një "luftë" për kreun. Në javën e 14 vendosën golat e Bitrit e Skukës, për të bërë të kotë penalltinë e Basa. Kështu, të kuqtë janë të parët për 24 orë, deri kur Tirana të zbresë në fushë.

Lexo më tej: Video/ Ujka me penallti thyen Erzenin: fitorja e dytë radhazi e Laçit të Mezanit

Rimerr skuadra e Colella përkohësisht kreun e renditjes, por sido të jetë rezultati i tyre, derbi do të luhet për vendin e parë. Të kuqtë vuajnë të gjejnë stabilitet, njësoj si ndaj Erzenit. Edhe në shtëpi, me Kukësin, Partizani luajti një ndeshje me dy tablo. Në pjesën e parë kryeqytetasit dominuan në çdo aspekt dhe u duk se vranë edhe ndeshjen me dy golat e shpejtë. Një supergol i Bitrit në minutën e 25 dhe dyfishimi i Skukës, pas 5 minutash, u duk se vendosi ndeshjen në shinat e duhura.

[video width="760" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/skuka-gol.mp4"][/video]

NDESHJE ME DY FYTYRA

Në debutimin e Rrahman Hallaçit në pankinë, Kukësi ndryshoi fytyrë në pjesën e dytë, duke u shfaqur më agresiv. Blutë vunë në vështirësi disa herë prapavijën e të kuqve, por mungonte finalizimi. Madje për të hapur ndeshjen shërbeu një penallti. Basa u tregua i ftohtë duke mposhtur Rexhepin për golin e 2-1. Kukësi u shty përpara në kërkim të barazimit, duke detyruar Partizanin të mbrohej fort. Të kuqtë këtë herë mundën të dalin pa dëme, duke mbrojtur fitoren.

[video width="760" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/penallti.mp4"][/video]

Partizani mori tre pikët që u rikthejnë provizorisht sërish në krye, por Colella e ka të qartë se kundër Tiranës kaq nuk mjafton. Të kuqtë kanë tani 26 pikë, një më shumë se Tirana, me të cilën do të luajnë direkt në 21 dhjetor. Kukësi, pavarësisht humbjes, dha sinjale gjallërie, aq të nevojshme për një skuadër që është në zonën playout të renditjes, një distancë nga fundi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI