Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Tentoi të vidhte në supermarket dhe sulmoi punonjësen, arrestohet shqiptarja në Itali

Lapsi.al 15 December 2022
Tentoi të vidhte në supermarket dhe sulmoi punonjësen, arrestohet

Një 47-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia italiane.

Ajo fillimisht u zbulua duke vjedhur dhe më pas tentoi të arratisej duke sulmuar punonjësen e supermarketit dhe duke e rrëzuar në tokë.

Policia në stacionin Ponte San Giovanni e arrestoi 47-vjeçaren m e cila ishte e papunë, me akuzën e vjedhjes.

Gruaja kishte hyrë në supermarket me një karrocë që përmbante çanta të një marke të njohur veshjesh dhe kishte me vete një pllakë magnetike që përdoret për të hequr pajisjen kundër vjedhjeve në dyqane.

Ajo arriti të merrte 4 palë këpucë dhe xhupa të markave të njohura duke besuar se do të kapërcente barrierat në supermarket pa u bënë re.

Por sjellja e saj është vënë re nga një oficer sigurie dhe drejtuesja e supermarketit, të cilët e kanë ndjekur deri në dalje dhe këtu gruaja parë se nuk kishte zgjidhje në tentativë për tu arratisur ka sulmuar njërin prej të dyve, duke e rrëzuar përtokë.

Menjëherë në vend kanë ndërhyrë ushtarët e stacionit Ponte San Giovanni, të alarmuar nga vigjilenca, të cilët kanë bllokuar gruan. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 47-vjeçaren.

Të këshilluara

Zhduket një shtetas boshnjak në Vlorë

Një shtetas boshnjak rezulton i humbur që prej ditës së djeshme në Vlorë. Kanë qenë familjarët e shtetasit boshnjak ata që kanë kallëzuar zhdukjen e tij. Uni...

13:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI