Flash

Shkodra ‘nën ujë’, gati 2000 hektarë tokë të përmbytura

Lapsi.al 15 December 2022
Shkodra ‘nën ujë’, gati 2000 hektarë tokë

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme edhe në qarkun e Shkodrës. Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë rreth 1920 hektarë tokë të përmbytura. Lumi Drin dhe liqeni i Shkodrës janë shumë pranë arritjes së kuotës maksimale.

Po ashtu probleme raportohen në disa rrugë dhe ujësjellësa, ndërsa autoritetet pohojnë se janë në terren dhe po monitorojnë situatën hap pas hapi.

Njoftimi për qarkun Shkodër: 

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e deri tanishme ora  8.00 eshte si me poshte:

1.Kuota Drin 6.80 m (e rritur 1 m me oren 16.00) 7.50 m kuota max

2.Kuota Liqen 8.55 ( e rritur me 40 cm me oren 16.00) 8.70 m kuota max

Bashkia Shkoder ka 1920 Ha me toka të përmbytura

Njësia Administrative  Ana Malit ka te përmbytura nje sip prej 1100 Ha

Ne rrugen e Obotit nuk kalohet me mjete te uleta, vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 1 mjet me 4 forca ne dispozicion)

Ujsjellesi Oblika 1 momentalisht eshte jashte funksionit.

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat, sip toke rreth 300 Ha.

Berdica ka 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipoje 150 Ha. Rruga Theth-Breglumi eshte e bllokuar nga rreshqitjet e dherave. Strukturat e EC nga Bashkia Shkoder jane ne terren per monitorimin e situates

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI