Flash

"Le Monde": Albin Kurti po i nervozon partnerët perendimorë

Lapsi.al 15 December 2022
"Le Monde": Albin Kurti po i nervozon partnerët perendimorë

Gazeta prestigjoze franceze "Le Monde" ka parë një ndryshim të akstit të politikës së jashtme të Kosovës karshi aleatëve të saj perendimorë. Në një analizë të gjatë, që zë një vend ballor në faqen e saj të katërt, e përditshmja e lexuar nga Lapsi.al, duke analizuar tensionet e fundit në Veri të Mitrovicës, vëren se sjellja e Albin Kurtit po i acaron diplomatët që merren me Prishtinën.

"Nëse pala serbe nuk mund të shfajësohet për përdorimin e retorikës luftënxitëse, burimi i tensioneve këtë radhë duhet kërkuar në Prishtinë. Që nga fillimi i vitit 2022, kryeministri aktual nacionalisti i majtë albanofon, Albin Kurti, po shton aksionet në Mitrovicën e Veriut, qoftë edhe me çmimin e prishjes së me status quo-së, të preferuar deri më tash nga evropianët dhe amerikanët", shkruan korrespondenti nga Viena Jean-Baptiste Chastand.

Në artikull, esencën e të cilit Lapsi.al po e sjell të përmbledhur, thuhet se ka një lloj ndryshimi nga politika e mëparshme e bindjes pa kushte ndaj ambasadave perendimore. "Në Kosovë, kur krizat politike marrin zjarr, mjaftojnë protestat apo mesazhet e mirëmenduara nga ambasadat e ndryshme perëndimore, kryesisht asaj të Shteteve të Bashkuara, që elitat politike lokale të qetësohen. Afro dy milionë kosovarë e dinë se i janë shumë borxhli rolit vendimtar të NATO-s në luftën kundër Serbisë, në vitin 1999 dhe ata nuk duan mosmarrveshje me sponsorët e tyre perëndimorë, sidomos përballë një qeverie si ajo e Beogradit të mbështetur nga Rusia e cila ende nuk e njeh pavarësinë e ish provincës së saj".

Lexo me tej:

DASH sqaron pse ashpërsoi gjuhën me qeverinë e Albin Kurtit

Pikërisht për këtë vënie në pikpyetje të qëndrimit prej yes man-i ndaj ndërkombëtarëve targetohet Albin Kurti, duke marrë si bazë për këtë edhe thëniet e kryeministrit të Shqipërisë. "Ish lideri i lëvizjes Studentore të viteve 1990, z. Kurti, 47 vjeç, shquhet për ngurtësinë e tij legjendare të kritikuar deri edhe nga shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Karakterin e vet ai e ka farkëtuar në burgjet serbe, ku qëndroi i mbyllur për dy vjet, para se të themelonte Vetëvendosjen, mbi idenë e një retorike radikale të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pas disa vitesh opozitë, ai fitoi zgjedhjet legjislative të shkurtit 2021, me premtimin për të luftuar kundër korrupsionit endemik. Fitorja e tij u pa me sy të mirë në shumë kryeqytete evropiane. Gjatë asaj fushate Kurti foli shumë pak për Serbinë, duke e siguruar se prioritetet e qeverisë së re do të qenë “krijimi i vendeve të punës” dhe “Reforma në drejtësi”.

Por, "Le Monde" lë të kuptohet se me të ardhur në pushtet, nxitur dhe nga konteksti i ri ndërkombëtar i aleancës që tregoi Serbia me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës, kryeministri i ri e ndryshoi këtë qasje, duke kaluar në plan të parë masat e reciprocitetit me Beogradin. "Albin Kurti zgjodhi që në fillim të vitit 2022, një strategji ofensive në Mitrovicë. Në prill, ai ndaloi së pari mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe. Në gusht, ai kërkoi që Serbia të njohë dokumentet e identitetit dhe targat kosovare, duke kërcënuar se serbëve lokalë do tu mohohej e drejta të shkonin në Serbi me dokumentat e tyre.  Një "reciprocitet i thjeshtë", argumenton Zoti Kurti. Por çdo herë, këto pretendime kanë shkaktuar reagime të dhunshme nga ana e minoritetit serb në Kosovë, që jeton ende me iluzionin e një kthimi në gjirin e Beogradt, si dhe njëkohësisht, shqetësimin e kancelarive perëndimore, të cilat i kanë kërkuar palës kosovare ti shtyjë për një kohë të mëvonshme aksionet e saj. Sipas komentit të gazetës të lexuar nga Lapsi.al, e cila thekson se këto sjellje i kanë irrituar aleatet e tij perendimorë, kryeministri kosovar i është përgjigjur me pikatore kërkesave të tyre.

Albin Kurti tregon kur do të arrihet marrëveshja finale me Serbinë

Në fund të analizës, Jean-Baptiste Chastand, përmend dhe planin franko-gjerman i cili do ta detyrojë Kurtin të bëjë koncesione. "Franca dhe Gjermania kanë vënë në tryezë një projekt-marrëveshje që do të lejonte forma e njohjes jozyrtare të Kosovës, sipas modelit të dy Gjermanive gjatë luftës së ftohtë. Por, për të arritur deri tek nënshkrimi i saj, kjo marrëveshje do ta detyrojë edhe z. Kurti të bëjë koncesionet e tij mbi të drejtat e pakicës serbe".

Jean-Baptiste Chastand për Le monde/ Përktheu T. Çela Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI