Flash

Kurti shkon në Pragë, dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Lapsi.al 15 December 2022
Kurti shkon në Pragë, dorëzon aplikimin e Kosovës për

Sot në Pragë, kryeministri Albin Kurti i dorëzon edhe zyrtarisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke të BE-së.

Sipas axhendës, kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacion, do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media.

Ndryshe dje krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

Kosova deri më tani ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Nga 27 shtetet anëtare të bllokut, pesë prej tyre ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Shtetet mosnjohëse janë: Spanja, Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia. Nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi janë dy shtetet që kanë bërë më shumë përparim drejt anëtarësimit në bllok, pasi deri më tani kanë hapur disa kapituj në bisedimet për anëtarësim.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria gjatë këtij viti nisën procesin e bisedimeve, ndërkaq Bosnjë e Hercegovina këtë javë ka marrë statusin e vendit kandidat.

Kosova po ashtu është shteti i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI