Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Kurti: Pas aplikimit në BE do të bëjmë hapin e radhës për në NATO

Lapsi.al 15 December 2022
Kurti: Pas aplikimit në BE do të bëjmë hapin e radhës

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se vitin e ardhshëm ka synim fillimin e anëtarësimit në NATO. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Pragë pas dorëzimit të dokumentacionit për aplikim në BE Presidencës çeke, Kurti foli për planet e Kosovës për anëtarësim në organizata të tjera.

“Jemi në dhjetor dhe s’mund të kemi aplikime të reja sivjet, por në vitin e ardhshëm do të përgatitemi natyrisht që sa më shumë të integrohemi në mekanizma ndërkombëtarë e për synim e kemi Partneritetin për Paqe. Merreni me mend, në programin e Partnerit për Paqe është jo vetëm fqinji ynë verior, i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtete sikur ta zëmë Bjellorusia, por s’është Republika e Kosovës.

Besoj që Partneriteti për Paqe është gjëja e ardhshme për aplikimin tonë sa i përket pranimit të aplikimit dhe realizimit të anëtarësimit aty ka më shumë faktorë”, tha Kurti. “Pas aplikimit për Këshill të Europës, pas aplikimit për anëtarësim në BE, shpresoj se do ta bëjmë edhe hapin e radhës sa i përket NATO-s ku e kemi një lehtësi sado të vogël që në NATO i kemi katër shtete mosnjohëse për dallim prej BE-së ku janë pesë”, shtoi ai.

Të këshilluara

Zhduket një shtetas boshnjak në Vlorë

Një shtetas boshnjak rezulton i humbur që prej ditës së djeshme në Vlorë. Kanë qenë familjarët e shtetasit boshnjak ata që kanë kallëzuar zhdukjen e tij. Uni...

13:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI