Flash

“Kriza në veri të mos militarizohet”/ Escobar: Asociacioni, të bëhet realitet

Lapsi.al 15 December 2022
“Kriza në veri të mos militarizohet”/ Escobar:

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dha një intervistë për një television serb mbrëmjen e së mërkurës. Ai foli për situatën në veri të Kosovës, barrikadat, negociatat mes dy vende, por edhe për krijimin e asociacionit. Zyrtari i lartë amerikan deklaroi se kriza në veri nuk duhet të militarizohet. Escobar ka përjashtuar kategorikisht mundësinë e lejimit të trupave serbe në këtë zonë.

“Nuk dua të hyj në hollësi të bisedimeve, por më duhet të them se ka elemente për optimizëm. Përveç kësaj dua të them se na duhet një zgjidhje jo vetëm për krizën aktuale, por na duhet zgjidhje e qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Duam ta shndërrojmë këtë krizë në mundësi jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për gjithë rajonin”, tha Escobar.

Më tej, Gabriel Escobar ritheksoi kërkesën për fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI