Flash

Hakmarrja politike/ Si e pësoi gjyqtarja që doli kundër Rilindjes

Lapsi.al 15 December 2022
Hakmarrja politike/ Si e pësoi gjyqtarja që doli kundër Rilindjes

Në përpjekjet për ta vënë drejtësinë nën kontroll, Rilindjes i është dashur të japë mesazhe të forta për gjyqtarë apo prokurorë që i kanë dalë kundër. I tillë është rasti i ish-gjyqtares së Apelit të Korçës, Mimoza Margjekaj e cila sot u dënua me 4 vite e 6 muaj burg për korrupsion, por ky dënim i erdhi pas një vendimi të fortë që dha në vitin 2019 kundër Partisë Socialiste që organizoi e vetme zgjedhjet e 30 Qershorit të vitit 2019.

Pse u arrestua Margjeka

Në korrik të 2020 policia kapi në Pogradec një grup personash që transportonin klandestinë. Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për njërin prej tyre, por në Apelin e Korçës masa ndryshoi nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ishte një ngjarje në dukje e rëndomtë, që kaloi në heshtje në media.

Por çuditërisht, policia e ndoqi rastin dhe vuri në përgjim personat e përfshirë duke zbuluar se për ndryshimin e masës së arrestit, familjarët e të arrestuarit kishin dhënë ryshfet.

U arrestua bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara, sekseri Florian Zhilla, avokati Skënder Demiraj dhe së fundmi gjyqtarja Mimoza Margjekaj.

Vendimi i Margjekës kundër Ramës

Por Mimoza Margjekaj e ka kundërshtuar me forcë dënimin dhe gjatë të gjithë procesit ka akuzuar Edi Ramën se e ndëshkoi për vendimin që dha kundër zgjedhjeve në Durrës.

Margjekaj kishte qenë pjesë e trupës gjykuese që do t’i jepnin mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sakos, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit të cilat u bojkotuan nga opozita.

Durrësi kishte një specifikë, sepse në garë u fut edhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit, që kandidoi me Valbona Sakollarin.

Por Bindja Demokratike i regjistroi kandidatët e saj jashtë afateve zgjedhore. Pikërisht për këtë, Mimoza Margjekaj i konsideroi zgjedhjet e 30 qershorit nul dhe vendosi të mos ia japë mandatin e kryebashkiakes, Valbona Sakos.

Për ta zgjidhur situatën, u desh ndërhyrja e Edi Ramës, që firmosi një kërkesë të dytë, të cilën e pranoi një gjyqtar i dytë.

Lexo edhe: Gjyqtarja e arrestuar nga SPAK: E lirova nga paraburgimi për shkak të pandemisë

Lexo edhe: “Sikur të ma varrosnin familjen, prap nuk do e jepja mandatin e Durrësit” 

Valbona Sako mori mandatin, por për Mimoza Margjekën filluan telashet.

Akuzat për Edi Ramën

Pas dënimit sot, Margjekaj e drejtoi gishtin tek kryeministri Rama, për shkak se ajo në vitin 2019 nuk njoh zgjedhjet lokale me 1 kandidat në bashkinë e Durrësit.

“Vendimi që dhashë unë më 17 korrik, e dha në 19 korrik gjyqtari tjetër me kërkesë të Edi Ramës. Pse s’e hapni dosjen? Të shqetësosh lartmadhërinë, nuk ka lidhje. Unë e di ligjin, e di që këta njerëz sot kanë qenë të porositur. E ngrite zërin do dënohesh. Do ta përballoj do punoj një profesion tjetër” tha ajo për gazetarët.

“Kush ka punuar me mua e di një gjë që është e drejtë unë e bëj dhe i shkoj deri në fund. Unë për atë punë isha aty. Nuk mund t’i thuash “Futu ti në zgjedhje” dikujt që nuk është parti. Çudi do të më dukej të mos më dënonin, a ju kujtohet deklarata për zgjedhjet e bashkisë? “Keqardhje për gjyqtaren që humbi rrugën, nuk do ta njohim vendimin”, tha qeveria.

Në këtë botë rrotullohen gjërat, gjërat do shkojnë në vendin e vet, por do kohën e saj” u shpreh Margjekaj para gazetarëve./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI