Flash

Emirates akoma sponsori kryesor i Milan: shoqëria ajrore dyfishon shifrat e akordit

Lapsi.al 15 December 2022
Emirates akoma sponsori kryesor i Milan: shoqëria ajrore dyfishon shifrat e

Milan dhe Emirates vazhdojnë përpara së bashku. Në fakt, marrëveshja për zgjatjen e kontratës mes kuqezinjve dhe linjës ajrore si Partner Zyrtar i Linjës Ajrore dhe Partner Kryesor u zyrtarizua në Dubai. Kështu vazhdon një marrëdhënie e frytshme bashkëpunimi që ka zgjatur për mbi 15 vjet. Detajet nuk janë bërë të ditura, por flitet për një shifër rreth 30 milionë euro. Një shifër më lart se dyfishi i 14 milionëve të kontratës së mëparshme.

Logo ikonë e Emirates 'Fly Better' do të vazhdojë të shfaqet në bluzat e ekipit të parë të Milan. Kjo vlen për të gjitha ndeshjet sezonale. Marka Emirates do të shfaqet edhe në fanellat e skuadrave të të rinjve, të përfshirë në projektin e Akademisë së Milanit. Synimi është ai për të ndarë vlerat pozitive të futbollit përmes iniciativave të Akademisë së Klubit.

Lexo më tej: Furlani është CEO i ri i Milan: ja kush është njeriu që do të marrë vendin e Gazidis

Për këtë rast, Milan vizitoi selinë e Emirates Group në Dubai. Kuqezinjtë ndodhen në kryeqytetin e Emirateve Arabe për një kamp stërvitor dhe për të luajtur në Dubai Super Cup. Gjatë takimit, trajneri Stefano Pioli, disa lojtarë të ekipit të parë, drejtuesit e lartë të Milan dhe përfaqësuesit e pronësisë së Klubit, takuan Lartësinë e Tij Sheikh Ahmed bin Saeed Al Maktoum, President dhe CEO i Emirates Airline & Group. Një moment i veçantë që zyrtarizoi rinovimin e partneritetit dhe riafirmoi vizionin e përbashkët të dy markave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI