Flash

NBA rikoncepton trofetë në nder të legjendave: për Mvp zbulohet Trofeu Michael Jordan

Lapsi.al 14 December 2022
NBA rikoncepton trofetë në nder të legjendave: për Mvp

Federata Kombëtare e Basketbollit amerikan (NBA) ka prezantuar gjashtë trofe, tërësisht të ridizenjuar dhe të emëruar sipas legjendave të NBA. Këto trofe do t'u dorëzohen fituesve të çmimit Kia Performance në fund të sezonit. Trofeu Michael Jordan, është ai që do t'i jepet lojtarit më të vlefshëm të KIA NBA. Megjithatë, seria e trofeve të rikonceptuar i bën homazh pionierëve të ligës. Janë përzgjedhur ata që ndihmuan në vendosjen e standardeve të përsosmërisë që përfaqëson ky kampionat.

"Koleksioni ynë i ri i trofeve celebron disa nga lojtarët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e NBA". Kështu, është shprehur komisioneri i NBA, Adam Silver. “Kështu ne do të vlerësojmë lojtarët më të mirë të Ligës të çdo sezoni. Në të njëjtën kohë i bëjmë homazhe legjendave që mishërojnë këto çmime prestigjioze”. Trofeu Michael Jordan për lojtarin më të mirë është i kuptueshëm në fakt. Ish-kampioni i Chicago Bulls konsiderohet basketbollisti më i madh i të gjitha kohëve.

Lexo më tej: Michael Jordan në kërkim të cigareve, habit pronarin e dyqanit në Milano: foto e ish-kampionit bën xhiron e botës

Liga amerikan e basketbollit ka zbuluar kështu gjashtë trofe të rinj për fituesit e çmimit Kia Performance. Këto çmime janë emëruar në nder të legjendave të NBA Wilt Chamberlain, John Havlicek, Michael Jordan, George Mikan, Hakeem Olajuwon dhe Jerry West.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI