Flash

Aksidentohet për vdèkje emigranti shqiptar në Itali

Lapsi.al 14 December 2022
Aksidentohet për vdèkje emigranti shqiptar në Itali

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një 40-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Breshia të Italisë pasi ishte duke u kthyer nga puna.

Mediat italiane bëjnë me dije se ai po drejtonte një makine tip “Mercedes Benz”, e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Për pasojë ka ndërruar jetë shqiptari i quajtur Alban Dushi. Sipas asaj që shkruajnë media, makina e shqiptarit ka rrëshqitur nga rruga.

Mjeti ka kaluar në trotuar në një moment kur aty po ecnin dy gra. Njëra prej tyre u përplas nga makina. Pas këtij momenti, mjeti ka përfunduar duke u përplasur me pemën.

Gruas së dëmtuar i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore dhe ka pësuar fraktura në gjymtyrë. Ndërkohë plagët ishin shumë të rënda për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI