Flash

Aksidenti me vdekje në Peqin/ 17-vjeçari po drejtonte makinën pa patentë

Lapsi.al 14 December 2022
Aksidenti me vdekje në Peqin/ 17-vjeçari po drejtonte makinën

I riu që aksidentoi për vdekje një natë më parë një 73-vjeçar, po drejtonte makinën pa patentë. 17-vjeçari I mituri J. Gj. aksidentoi në aksin rrugor Elbasan-Peqin shtetasin B. K.,  banues në Peqin, i cili po lëvizte me biçikletë.

Po ashtu mësohet se në 24 orët e fundit policia arrestoi edhe E. R., 36 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dhunoi bashkëshorten e tij. Janë vënë nën  hetim F. K., 48 vjeç dhe K. R., 28 vjeç, banues në fshatin Gribë të Gramshit pasi kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin E. B. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në të gjithë territorin. Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shpeshtim të ...

07:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI