Flash

Protesta kundër regjimit: ish-futbollisti Azadani dënohet me vd*kje si “tradhëtar”

Lapsi.al 13 December 2022
Protesta kundër regjimit: ish-futbollisti Azadani dënohet me vd*kje si

Ekzekutimi i pashmangshëm i planifikuar për sot për protestuesit e dënuar në Iran nuk ka ndodhur ende. E megjithatë, klima e terrorit po ushqehet në vendin islamik, me përhapjen e lajmeve për dënime të reja me vdekje. Sot u zbulua vendimi i dënimit me vdekje për ish-futbollistin Amir Nasr-Azadani, 26 vjeç. Bashkë me të edhe për aktorin e teatrit Hossein Mohammadi, që është në të njëjtën moshë. Faji i tyre është pjesëmarrja në protestat kundër regjimit.

Lexo më tej: Futbollistët e Iranit nuk kënduan himnin, për protestë kundër regjimit

Azadani e Mohammadi u arrestuan pasi ishin në demonstratat që përfshiu Iranin pas vdekjes së Mahsa Amini. Ngjarja ndodhi ndërsa ajo ishte e arrestuar në kazermën e policisë morale, për mosmbajtjen e hixhabit sipas rregullave. Amiri dhe Hosseini për gjyqtarët e Republikës Islamike janë dy tradhtarë. Ndërkohë, pavarësisht egërsisë së autoriteteve të ekspozuara më 8 dhjetor me varjen në agim të protestuesit 23-vjeçar Mohsen Shekar, mesazhet e aktivistëve dhe njerëzve të thjeshtë po ndezin rrjetet sociale. Ata kërkojnë që të arrestuarit dhe të dënuarit të kthehen në shtëpi. Postimi i aktores franceze Juliette Binoche e cila lutej të ndalonte ekzekutimin e aktorit Hossein Mohammadi dhe protestuesve të tjerë u ripostua mijëra herë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI