Flash

"Messi e ofendoi edhe më shumë para intervistës": Edul, gazetari që po e intervistonte, tregon detajet e konfliktit

Lapsi.al 13 December 2022
"Messi e ofendoi edhe më shumë para intervistës": Edul,
Argjentina do të dalë në fushë pas pak orësh për gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë. Por tensionin vazhdon ta krijojë incidenti mes Lionel Messi dhe Wout Weghorst në transmetim direkt. Të vërtetën e incidentit e tregon gazetari që po intervstionte argjentinasin, Esteban Edul. Ndeshja mes Albiceleste dhe Holandës ishte mjaft e tensionuar. Në fushë pati disa përleshje, të cilat arbitri Lahoz i qetësoi me vështirësi, por edhe Pleshti shfaqi shenja nervozizmi pas ndeshjes. Gjatë intervistës për mikrofonat e Tyc Sports, kapiteni argjentinas filloi të thoshte: “Çfarë po shikon, budalla? Çfarë po shikon, budalla? Ik, shko…”, duke bërë gjeste gjithëpërfshirëse me dorën e tij. Ofendimet ishin drejtuar për Wout Weghorst, autori i dygolëshit Oranje.

VERSIONI I WEGHORST

Fyerjet e Messi ndaj Weghorst bënë menjëherë xhiron e botës. E ndërsa argjentinasi nuk ka komentuar ende atë që ndodhi, holandezi dha versionin e tij: “Doja t'i shtrëngoja dorën Messi pas ndeshjes, sepse kam shumë respekt për të si futbollist. Megjithatë, ai më refuzoi dhe nuk donte të fliste me mua. Ai tha diçka që, edhe pse spanjishtja ime nuk është e shkëlqyer, ishte mungesë respekti”, ka thënë 30-vjeçari për gazetën spanjolle AS.

E VËRTETA SIPAS EDUL

Esteban Edul, gazetari që po intervistonte Messi, duke qenë dëshmitar i mosmarrëveshjes, ka treguar detajet. Gazetari rrëfen se sulmuesi i PSG-së ishte shumë nervoz dhe se ofendimet kishin nisur para intervistës: “Pas ndeshjes të gjithë po grindeshin në dhomat e zhveshjes, jo vetëm Messi. Van Dijk u grind me Otamendin. Dukej si një Lanus-Banfield ose një Neëell's-Rosario Central, por ishte më emocionuese sepse ata ishin yje botërorë”. Messi ishte i tërbuar për penalltitë: “Inati i Messit ishte më së shumti për goditjet e penalltive, kur holandezët u përpoqën të pengonin argjentinasit. Numri 19, Weghorst, po e priste në tunel. Ai iu afrua Messi dhe i kërkoi fanellën. Aty filloi të nxehej Leo. Holandezi nuk e kuptoi, ndaloi dhe Messi po e ofendonte. Ai po e ofendonte shumë më tepër para fillimit të intervistës gjatë së cilës ishte pak më i qetë”. Edul më në fund tregon se Messi nuk e ka llogaritur fare gjatë intervistës: “Leo nuk më ka llogaritur në asnjë moment gjatë intervistës. Ai ishte aq nervoz sa nuk më shikonte dhe nuk dëgjonte as pyetjet e mia. E pyeta për pasimin e tij të jashtëzakonshëm për Molinën, ai më fliste për van Gaal, për FIFA. Nuk mund ta pyesja për asgjë. Në një moment, ndërsa ishim në transmetim, i thashë “Leo, qetësohu” sepse kishte shumë njerëz nga FIFA dhe nuk e di kurrë çfarë mund të ndodhë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI