Flash

MEPJ-ja ka nisur procedurat e zëvendësimit/ Kim: Do të jem këtu për ca më gjatë

Lapsi.al 13 December 2022
MEPJ-ja ka nisur procedurat e zëvendësimit/ Kim: Do të jem

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh se do të jetë edhe ca më gjatë në Shqipëri. Kjo edhe pse në janar të vitit të ardhshëm asaj i mbaron mandati. Deklaratën e saj Yuri Kim e bëri sot në godinën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Kam 3 vite në Shqipëri, dhe do jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kam mësuar që ka një sfidë të madhe këtu, që nuk ndodh se Shqipëria është unike e keqe apo e korruptuar, jo. Por ka histori këtu dhe duhet respekt dhe empati për historinë e këtij vendi për provojnë dhe sfidat që ky vend përballë.” tha Yuri Kim.

Diplomatja amerikane u ndal edhe tek zbatimi i Reformës në Drejtësi. Ajo theksoi se gjyqtarët duhet të japin drejtësi dhe jo të kryejnë hakmarrje personale. Kim po ashtu bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të Gjykatës së Lartë, për të cilën tha se mund të krijohet në 3 muajt e parë të vitit 2023.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Orët e para të ditës do të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në pothuajse gjithë territorin. Sipas parashikimit të motit nga Meteoalb, pj...

07:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI