Flash

Dita e 4 e barrikadave në veri të Kosovës: Shkollat ende mbyllur

Lapsi.al 13 December 2022
Dita e 4 e barrikadave në veri të Kosovës: Shkollat ende mbyllur

Veriu i Kosovës vijon të ketë probleme. Për të katërtën ditë radhazi, në veri disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kamionë të rëndë dhe mjete të tjera vazhdojnë të bllokojnë rrugën në fshatin Rudarë, në Zveçan. Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të policisë në Kosovë.

Ish-policit, Dejan Pantiç, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ai po dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më 6 dhjetor. Aty janë sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar dje me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. I pranishëm në takim ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në komunikatat e lëshuara nga këto institucione është thënë se liderët e Kosovës kanë biseduar me Escobarin për nevojën e largimit të menjëhershëm të barrikadave.

Bashkë me Escobarin, vizitë në Ballkan ishte planifikuar edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Mirëpo ai e ka anuluar vizitën, si pasojë e infektimit me koronavirus. Chollet ka thënë se pret që vizitën në këtë rajon ta realizojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Orët e para të ditës do të sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike në pothuajse gjithë territorin. Sipas parashikimit të motit nga Meteoalb, pj...

07:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI