Flash

Tensionet në veri/ Rama: Kosova ka gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare

Lapsi.al 12 December 2022
Tensionet në veri/ Rama: Kosova ka gjithë mbështetjen e

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar  për ngjarjet në veri të Kosovës. Në një aktivitet të zhvilluar këtë të hënë, ku po prezantohet projekti i ri tregtar i Durrësit në Porto Romano, kryeministri Edi Rama tha se qeveria e Kosovës ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare.

“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski. Të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën qeveria e republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë tonë dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Të këshilluara

Lezha nën ujë, 400 ha tokë të përmbytura

Reshjet e shiut të rëna gjatë fundjavës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qarqe të vendit. Fryrja e lumenjve dhe përrenjve ka bërë, që në disa zona të k...

09:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI