Flash

Lëndë plasëse në një biznes në Tiranë, shkak dyshohet konfliktet e pronarit

Lapsi.al 12 December 2022
Lëndë plasëse në një biznes në Tiranë, shkak

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës te Komuna e Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një parukeri pranë kompleksit "Kikia 2", në rrugën “Jusuf Vrioni”. Biznesi është në pronësi të Amrald Canajt. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit. Blutë sqarojnë se bëhet fjalë për një sasi kapsollë detonatore të vendosur që ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme të vogla.

Hetuesit kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë pasur. Mësohet se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar nëse është filmuar lëvizja e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të dëmtimit të derës.

Të këshilluara

Lezha nën ujë, 400 ha tokë të përmbytura

Reshjet e shiut të rëna gjatë fundjavës kanë shkaktuar probleme të shumta në disa qarqe të vendit. Fryrja e lumenjve dhe përrenjve ka bërë, që në disa zona të k...

09:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI