Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Zoto ka paguar hotelet me 5 yje të Arben Ahmetajt

Lapsi.al 12 December 2022
Afera e inceneratorëve/ Berisha: Zoto ka paguar hotelet me 5 yje të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të hënë. Ai ka denoncuar aferën e inceneratorëve, ndërsa nuk i kurseu akuzat për ish-ministrin Arben Ahmetajn. Në fjalën e tij, krydemokrati u shpreh se Zoto ka paguar me kartën e vetë të paktën në 5 raste qëndrimin në hotele me 5 yje të Europës të Arben Ahmetaj në harkun kohor 2013-2017. Sipas tij, kjo vërteton deklaratën e PD-së që ka denoncuar skemën e megavjedhjes së 430 mln eurove. Kreu i PD-së thotë se Ahmetaj dhe kryeministri Rama luajnë rolin kryesor në këtë aferë.

Ndër të tjera Berisha tha se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. Sipas tij i gjithë sistemi i komandës së qeverisë ka qenë bashkëpunëtore dhe bashkëpërfitues në këtë megaafërë.

Fjala e Berishës:

“Denoncoj organizatën kriminale të djegësve. Punonjësit e kompanisë, Rama, Agaçi, Ahmetaj, Veliaj. Nga të inceneratorëve të shpallur në kërkim, janë financuar vizita turistike, në hotele të luksit të Arben Ahmetatj, asokohe ministër. Jo me para të vetat, por të sipërmarrjes së qeveritarëve të dhëna nga taksapaguesit. Zoto ka paguar me kartën e vetë të paktën në 5 raste qëndrimin në hotele me 5 yje të Europës të Arben Ahmetaj në harkun kohor 2013-2017. Kjo vërteton deklaratën e PD që ka denoncuar me kohë skemën e megavjedhjes së 430 mln eurove, Arben Ahmetaj dhe shefi i tij Rama, ka rolin kryesor në këtë aferë. I pari Edi Rama përmes firmave që ka hedhur, ka qenë njeriu kryesor i këtij procesi korruptiv. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal. I gjithë sistemi i komandës së qeverisë ka qenë bashkëpunëtore dhe bashkëpërfitues në këtë megaafërë. Edi Rama në kundërshtim me opinionin e Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve publike ka firmosur dhe miratuar kontratën e negociatave të mbyllura, për qëllime përfitimi. I dyti është Arben Ahmetaj, i cili ka pasur njohje me pronarët. ‘Tigri’ i vogël i qeverisë ka luajtur rolin e ndërmjetësit.”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI