Flash

Rrebeshe shiu në të gjithë vendin, moti sot

Lapsi.al 11 December 2022
Rrebeshe shiu në të gjithë vendin, moti sot

Mbetemi në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme përgjatë gjithë të dielës,ku vranësirat e dendura do të dominojnë të gjithë territorin.

Parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu, por herë pas here do të ketë dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin tonë.

Në zonat Veriore dhe Veriperëndimore pritet që reshjet e shiut të jenë më të konsiderueshëm.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Të këshilluara

Tkurret forca e punës, mungojnë zgjidhjet

Bizneset në të gjithë sektorët pohojnë se mungesa e punonjësve është problem serioz, për zgjidhjen e të cilit nuk kanë përvojë dhe as mjete. Ekonomia shqiptare,...

14:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI