Flash

Regragui krahason Marokun me filmin ikonë të boksit: "Bëjnë tifo për ne sepse jemi si Rocky"

Lapsi.al 11 December 2022
Regragui krahason Marokun me filmin ikonë të boksit:

"Kur shikon Rocky Balboa, dëshiron të brohorasësh për Rocky. Për punën e tij të palodhur dhe angazhimin e tij. Ne jemi Rocky Balboa i këtij Botërori": Kjo është metafora e përdorur në konferencën për shtyp nga trajneri i Marokut, Walid Regragui. Tekniku nuk e ka fshehur euforinë pas fitores ndaj Portugalisë. Suksesi i dha ekipit të tij, dhe Afrikës, kualifikimin e parë historik në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Një arritje monumentale, që po festohet nga i gjithë kontinenti: “Ne po bëhemi – shtoi Regragui – skuadra që të gjithë e duan në këtë Botëror. Sepse po tregojmë se edhe nëse nuk ke aq talent, nëse tregon dëshirë, zemër dhe bindje, mund të arrish rezultate të mëdha. Disa do të thonë se është një mrekulli. Por ne fituam pa pësuar gol kundër Belgjikës, Spanjës dhe Portugalisë. E ky është rezultat i punës së palodhur”.

Lexo më tej: Video/ En-Nesyri dërgon Marokun në histori: eliminohet Portugalia, pa dhe me Ronaldon

E tani afrikanët kanë mbërritur në katër më të mirët e botës, por Regragui nuk dëshiron ta mbyllë me kaq: “Ne mund të ëndërrojmë, pse të mos ëndërrojmë të fitojmë Kupën e Botës?”, shtoi Regragui. “Ne kemi eliminuar tashmë disa nga skuadrat më të forta në botë. Nuk do të jetë e lehtë për këdo që të vijë të na mundë”, përfundoi ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI