Flash

Provokimet e Paredes e fyerjet e Messi rrezikojnë t'i lënë pa gjysmëfinale: Fifa hap dy procedime disiplinore

Lapsi.al 11 December 2022
Provokimet e Paredes e fyerjet e Messi rrezikojnë t'i lënë

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur dy procedime disiplinore kundër Argjentinës dhe Holandës. Veprimi është ndërmarrë pasi janë analizuar pamjet e sherrit në fushë, në fund të çerekfinales së Kupës së Botës në Katar. Protagonistët më të zjarrtë janë Paredes e Messi. Procedimi kundër Federatës së Futbollit Albiceleste ka të bëjë me shkeljet e mundshme të neneve 12 dhe 16 të Kodit Disiplinor. Bëhet fjalë respektivisht për "sjellje të keqe të lojtarëve dhe zyrtarëve" dhe "rendi dhe siguria në ndeshje". Federata Holandeze përballet me shkelje të mundshme të nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Holandë-Argjentinë, që u mbyll me 16 kartonë të verdhë dhe një të kuq, u karakterizua nga episode tensioni. Si dhe një seri sherresh të dhunshme apo gjeste flagrante. Ndeshja doli jashtë kontrollit pas një topi të goditur me forcë nga Paredes kundër pankinës holandeze. Tensionet u përshkallëzuan pasi pankina dhe drejtuesit e Argjentinës hynë në fushë në fazat e fundit të kohës së rregullt, kur Holanda sapo kishte shënuar dy gola. Degjenerimi i situatës erdhi në fakt gjatë dhe pas goditjeve të penalltive.

Lexo më tej: Video/ Holanda rikuperon dy gola në fund, por humbet me penallti: në gjysmëfinale shkon Argjentina

Argjentina tani dridhet, sepse është rreziku i skualifikimit. Më të ekspozuarit për një penalizim të mundshëm janë Messi e Paredes. Dy lojtarët do t'i shtoheshin kështu të skualifikuarve për shumë kartonësh të verdhë Acuna e Montiel. Argjentina shpreson tia hedhë me një gjobë, për të mos kompromentur ndjekjen e ëndërrës. Nëse Komisioni i Disiplinës në FIFA sheh të dëmshme sjelljen e dy lojtarëve, të martën në orën 20:00 Argjentina do jetë pa dy titullarët e saj kundër Kroacisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI