Flash

I shënoi golin eliminues duke i thyer rekordin para syve: En-Nesyri kërceu 2.78 metra, më lart se CR7 kundër Samp

Lapsi.al 11 December 2022
I shënoi golin eliminues duke i thyer rekordin para syve: En-Nesyri

Kërcimi që lejoi Youssef En-Nesyri të mposhtte Diogo Costa ishte historik në çdo aspekt. Së pari sepse lejoi që Maroku i tij të thyente Portugalinë. Me atë realizim, marokenët u kualifikuan për herë të parë në histori në gjysmëfinale të Botërorit. Ata janë skuadra e vetme afrikane që kanë bërë një arritje të tillë. Së dyti sepse, me golin e shënuar në lartësinë 2.78 metra, sipas beIN SPORTS, sulmuesi i Sevillas theu rekordin e Cristiano Ronaldo. Portugezi, në momentin e shënimit të golit të En-Nesyri në pankinë, ishte rekordmen me 2.56 metra lartësi. CR7 realizoi golin me kokë kundër Sampdorias në Marassi më 18 dhjetor 2019.

Lexo më tej: Video/ En-Nesyri dërgon Marokun në histori: eliminohet Portugalia, pa dhe me Ronaldon

"Të gjithë jemi të lumtur. Jam shumë i lumtur me fitoren, falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët. Pasi dështuam në 2018, u thashë shokëve të mi se do të fitonim kundër Spanjës dhe Portugalisë", janë fjalët e En-Nesyrit. Në shenjë respekti e vlerësimi, portieri Bounou i dorëzoi sulmuesit çmimin e lojtarit të ndeshjes kundër Portugalisë. Një shaka e hidhur e dyfishtë për Ronaldon. Jo vetëm i eliminuar nga Kupa e Botës, por edhe i privuar nga rekordi i kërcimit më lart.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI