Flash

Didier Deschamps nga euforia e kualifikimit, te kujdesi për Marokun: "Do ta marrim shumë seriozisht"

Lapsi.al 11 December 2022
Didier Deschamps nga euforia e kualifikimit, te kujdesi për Marokun:

“Ne vërtet takuam një Angli të shkëlqyer për atë që ata janë të aftë, atletikisht dhe teknikisht. Por ne u përgjigjëm”. Didier Deschamps, trajneri i Francës që u kualifikua për në gjysmëfinale të Kupës së Botës, shijon performancën e ekipit të tij. Kampionët e botës në fuqi ishin të aftë për të fituar për herë të parë duke vuajtur në Katar 2022. “Është e mrekullueshme të jesh ende në gjendje të arrish në gjysmëfinale dhe tani duam ta shijojmë atë – shtoi Didier –. Ka cilësi në këtë ekip, por ka edhe një mentalitet dhe një gjendje shpirtërore”.

Lexo më tej: Anglia e eliminuar por fantastike, arbitri “fajtor” dhe dilema Southgate: “Do të qendroj? Do flasim…”

Deschamps nënvizoi edhe se Anglia u fut në lojë nga gabimet e bëra nga vetë francezët: “Ishim ne që i kemi dhënë municion atyre me ato dy penallti. Por e ruajtëm atë avantazh të vogël me zemër”. Për kundërshtarin e radhës, Didier Deschamps kërkon të qendrojë me këmbë në tokë. Mund të kishte qenë një përballje shumë më e fortë në letër, me Spanjën apo Portugalinë. Por të dyja kombëtaren u eliminuan nga skuadra befasuese e Regragui. "Maroku meriton gjithë respektin tonë - tha Deschamps -. Ndoshta nuk ishin pjesë e skuadrave që prisnim deri tani, por do t'i marrim shumë seriozisht".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI