Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Berisha drejton gishtin nga Vuçiç: Ai po destabilizon Kosovën

Lapsi.al 11 December 2022
Berisha drejton gishtin nga Vuçiç: Ai po destabilizon Kosovën

“Serbomadhi Vuçiç vazhdon haptas përpjekjet për destabilizimin e Kosovës”. Kjo është deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Banda të armatosura kriminale serbe të orkestruara direkt nga Beogradi sulmuan gjatë natës me breshëri njësitë në detyrë të policisë së Kosovës dhe hodhën granata kundër njësive të Euleksit, gazetarëve dhe ekipit të Televizionit Dukagjini të Prishtinës në Rudar të Zveçanit. Këto banda kanë bllokuar rrugët kryesore në veriun e vendit.

Dënoj me forcën më të madhe këto sulme terroriste dhe destabilizuese të bandave kriminale serbe të dirigjuara direkt nga Beogradi ndaj policisë së Kosovës, misionit të Euleksit mediave si dhe bllokimin banditesk të rrugëve.

Mbështes plotësisht autoritet e Kosovës në qëndrimet e tyre për garantimin e integritetit territorial, sovranitetit, rendit, sigurisë së vendit të tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndëshkoj qëndrimet luftënxitëse të koordinuara me Kremlinin të presidentit të serbomadhisë Vuçiç dhe bandave të tij kriminale në veriun e Kosovës” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Sulmet në veri/ Vuçiç mesazh serbëve në Kosovë.

Sulmi ndaj EULEX-it në veri të Kosovës, NATO reagon: E papranueshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI