Flash

Porti i Durrësit, Meta: Pastrim gjigand parash për të pasuruar Ramën

Lapsi.al 10 December 2022
Porti i Durrësit, Meta: Pastrim gjigand parash për të pasuruar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka denoncuar edhe njëherë projektin e portit të Durrësit.

Gjatë një takimi me strukturat e PL-së, Meta tha se ky projekt i është dhënë kompanive “guaskë” që sipas tij nuk dihet se kë kanë pronar dhe shtoi se asnjë shqiptar nuk e di se ku do të shkojnë paratë e tyre.

"Portin e Durrësit ua ka dhënë kompanive guaskë me pronarë të panjohur. Askush nuk e di se ku po përfundojnë paratë për këtë projekt. Në përfundim të këtij projekti rezultojnë vetëm dy hotele dhe një marinë me 280 vende. Apartamentet kanë nisur të shiten që tani me çmime marramendëse”.

Sipas Metës nuk bëhet fjalë për një investim strategjik, por një pastrim gjigand parash.

"Projekti nuk është strategjik, por pastrim gjigand parash përmes ndërtimit dhe për të grabitur pronën e shqiptarëve. Kompanitë i kanë informuar Kuvendin se marrëveshje për Portin bie në kundërshtim me marrëveshje koncesionare e Shqipëria mund të detyrohet të paguajë miliona.

Për një projekt që qeveria pretendon se është i suksesshëm, zhvillues, në të mirën e qytetin e vendit, a u pyet ndonjëherë komuniteti i Durrësit, bashkia, ekspertët, shoqëria civile? Ka ardhur koha që Durrësi me qytetarinë e mençurinë e tij të dënojë arrogancën e tejskajshme të kësaj bande.T’i jepet fund shfrytëzimit të Durrësit për të pasuruar Ramën e bandën e tij".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI