Flash

Manuel Neuer thyen këmbën duke bërë ski, humb sezonin: "Viti mund të përfundonte më mirë"

Lapsi.al 10 December 2022
Manuel Neuer thyen këmbën duke bërë ski, humb sezonin:

Një fund viti vërtet për tu harruar për Manuel Neuer. Pas eliminimit të shpejtë të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2022, vjen një goditje tjetër. Portieri i Bayern Mynih ka pësuar një dëmtim të rëndë, në mënyrën më të pamendueshme. Manuel Neuer ishte duke bërë ski kur u rrëzua, duke pësuar një dëmtim që do ta mbajë larg fushës për një kohë shumë, shumë të gjatë. Siç njofton vetë në kanalet e tij sociale, Neuer ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë, pas një aksidenti në ski. Portieri iu nënshtrua një operacioni dhe gjithçka shkoi mirë, por tashmë sezoni për të ka përfunduar.

Kështu, Nagelsmann do t'i duhet të përballet me një mungesë të rëndë, edhe në funksion të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve. Numri 1 bavarez nuk do të jetë në ndeshjen e planifikuar mes 14 shkurtit dhe 8 marsit, kundër Paris Saint Germain. Vendin e tij duhet ta marrë portieri i dytë, Sven Ulreich. Edhe pse nuk përjashtohet ndonjë goditje befasuese në merkaton e janarit.

Lexo më tej: Largimi nga Katari/ Gjermania, gjigandi i rrëzuar i futbollit botëror

POSTIMI I MANUEL NEUER

"Përshëndetje djema,

çfarë mund të them, fundi i vitit mund të ishte shumë më i mirë... Ndërsa po përpiqesha të qetësoja mendjen, duke bërë ski alpinizëm, pësova një thyerje të këmbës. Operacioni i djeshëm shkoi mirë. Shumë faleminderit mjekëve! Fatkeqësisht, më dhemb të di se sezoni aktual ka mbaruar për mua.

Kujdesuni për veten!

Manueli juaj”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI