Flash

"Viktimë" e eliminimit, Tite jep dorëheqjen nga Brazili: "Përfundoi një cikël"

Lapsi.al 9 December 2022
"Viktimë" e eliminimit, Tite jep dorëheqjen nga Brazili:

Eliminimi ka kosto, sidomos kur bëhet fjalë për një kombëtare që kërkon Kupën e Botës. Pas daljes nga Kroacia me penallti, Tite ka dhënë dorëheqjen nga pankina e Brazilit. Tekniku e ka bërë njoftimin në konferencën për shtyp, pas humbjes me penallti kundër Kroacisë që eliminoi Brazilin nga Katar 2022: "Një disfatë e dhimbshme, por jam në paqe me veten time, është fundi i këtij cikli. Një vendim unë e kisha marrë tashmë një vit e gjysmë më parë. Nuk jam nga ata që i hanë fjalët që thonë. Nuk e thashë për t'i bërë njerëzit të më kërkojnë të qëndroj, nëse do të fitonim Kupën e Botës", tha Tite.

Tite drejtoi kombëtaren e Brazilit nga viti 2016, ndërsa në 25 qershor 2018 firmosi rinovimin e kontratës, deri në Kupën e Botës 2022. Në vitin 2019, Tite udhëhoqi Brazilin drejt fitores së Copa América. Ky ishte trofeu i 9 për Brazilin, i pari në 12 vjet. Në shkurt 2022, Tite znbuloi se kishte ndërmend të largohej si trajneri i Brazilit pas Kupës së Botës 2022. Dy dalje në çerekfinale në dy Kupa Bote nuk ishin rezultati që tekniku shpresonte të merrte me 5 herë kampionët e botës. Tite megjithatë vinte në Katar me një skuadër të jashtëzakonshme e plot talent. Brazili kishte pësuar vetëm një humbje në 19 ndeshjet e fundit. Edhe atë kundër Kamerunit, në ndeshjen e tretë të grupit, me vendin e parë të siguruar.

Lexo më tej: FOTO/ Neymar i pangushëllueshëm: dëshpërimi i Brazilit, pas eliminimit në Botëror

SHTYPI BRAZILIAN: FUTBOLLI I PAMËSHIRSHËM

Një eliminim i papritur, që ka shokuar vendin e sambas. Mediat në Brazil e kanë përjetuar keq daljen në çerekfinale. “Ëndrra për titullin e gjashtë është për vitin 2026”. Kështu titullon gazeta braziliane O Globo, pas eliminimit të Selecaos në çerekfinale ndaj Kroacisë me penallti. Gazeta flet për një ndeshje dramatike: "Do të duhet kohë për të kuptuar se çfarë ndodhi në shtesën e dytë. Puna e stafit teknik dhe ky brez i talentuar lojtarësh meritonin një rezultat ndryshe. Futbolli mund të jetë i pamëshirshëm", shkruan një nga editorialistët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI