Flash

Trafiku i drogës, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Lapsi.al 9 December 2022
Trafiku i drogës, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 27-vjeçar shqiptar për veprën penale të trafikut të drogës. Media italiane Fanoinforma.it raporton se hetimet nisën pasi një efektiv policie, jashtë detyrës kishte vënë re një takim të dyshimtë mes një të riu nga Pesaro dhe një individi tjetër të cilit i kishte shënuar targat e automjetit.

Policia zbuloi se i riu udhëtonte me makinën e tij dy apo tre herë në javë nga Romagna aty pranë në Pesaro, ku furnizonte klientët me kokainë. Policia italiane vuri në pranga të riun shqiptar me datë 7 Dhjetor, të cilit i gjetën 2 mbështjellës kokainë, për një total prej 7 gram.

Autoriteti Gjyqësor Pesaro, pasi vuri në zbatim arrestin, e dënoi të huajin me 10 muaj burg dhe 2000 euro gjobë pa dhënë dënim me kusht, duke qenë se ky përfitim ishte dhënë tashmë në dënime të mëparshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI