Flash

Propozim shokues i deputetes Morena në Meksikë: "Messi “persona non-grata"

Lapsi.al 9 December 2022
Propozim shokues i deputetes Morena në Meksikë: "Messi

Çmenduritë për futbollin janë nga më të ndryshmte, por ajo që u propozua në Meksikë është në kufijtë e të pabesueshmes. Deputetja meksikane María Clemente García Morena ka propozuar shpalljen e Lionel Messit persona non grata në territorin meksikan. Arsyeja? Për disa tifozë meksikanë, duke përfshirë boksierin Canelo Alvarez, Pleshti dyshohet se ka shkelur fanellën e kombëtares së Meksikës. Në interpretimin e tyre, madje, ai e ka shkelmuar me përbuzje pas fitores 2-0 të Argjentinës.

“Dhoma e Deputetëve – me iniciativë të deputetes Morena - i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme të nxjerrë deklaratën përkatëse, për të shpallur Lionel Andrés Messi Cuccittini, shtetas me kombësi argjentinase dhe spanjolle, persona non grata në territorin e Shteteve të Bashkuara të Meksikës. Kjo, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit të treguar për Meksikën”, thuhet në dokument.

Lexo më tej: Video/ Boksieri meksikan ‘kërcënon’ Messi, pas golit ndaj Meksikës: “Lutu që mos të të takoj kurrë”

Në videon e festës së Argjentinës, pas fitores me Meksikën në fazën e grupeve, nisi stuhia. Aty shfaqej një fanellë meksikane në këmbët e Pleshtit që po kërcente. Boksieri meksikan Canelo alvarez ndërhyri i pari, duke kërcënuar numrin 10 të Argjentinës, “të lusë Zotin të mos më takojë kurrë”. Ndaj këtij kërcënimi reagoi i pari Aguero, që u mundua të sqarojë se festa në dhomat e zhveshjes nuk ka lidhje me mungesën e respektit. Pastaj edhe Tyson që i doli në mbrojtje Messi. Ndërsa tani ka ardhur propozimi konkret nga një deputete. Mund të mos i prishë asnjë punë Messi, por kapërcen në një tjetër nivel çmenduritë për futbollin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI