Flash

Komisioni Evropian thirrje Shqipërisë: Tërhiqni skemën e pasaportave të arta

Lapsi.al 9 December 2022

“Shqipëria duhet të heqë dorë nga skema e pasaportave të arta për investitorët, pasi një gjë e tillë do të paraqiste rreziqe, pasi ka të bëjë me sigurinë, pastrimin e parave, evazionin fiskal, financimin e terrorizmit, korrupsionin dhe infiltrimin e krimit të organizuar. Do të ishte e papajtueshme me normat e BE-së”, kështu thuhet në draft raportin e Komisionit Evropian.

Kjo nuk është hera e parë që Komisioni Europian i bën thirrje Shqipërisë që të mos ndërmarrë një hap të tillë. Në gusht, Komisioni i kërkoi Shqipërisë të linte pas idenë e futjes së skemës së Pasaportës së Artë pasi, sipas Komisionit, ajo bie ndesh me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu përbën një rrezik të konsiderueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në bllok.

Progres-raporti i Shqipërisë i vitit të kaluar theksonte edhe faktin se krijimi i një programi të tillë përbën rrezik për sigurinë e vendit, ndër të tjera.

Komisioni theksoi faktin se Shqipëria ka ndjekur shumicën e rekomandimeve të bëra nga Komisioni më parë, megjithatë, raporti theksoi se Shqipëria gjithashtu ka paraqitur masa që bien ndesh me rekomandimet e Komisionit në lidhje me përafrimin si dhe programin e shtetësisë, duke theksuar kështu përparimin e mëtejshëm që është i nevojshëm për çështje specifike, ndër to heqja e planit për futjen e skemës së Pasaportës së Artë.

Skema e Pasaportës së Artë lejon të huajt e pasur që kontribuojnë financiarisht në Shqipëri dhe plotësojnë kërkesa specifike që të marrin nënshtetësinë në këtë vend. Megjithatë, shpesh ka pasur kritika se kjo skemë është një derë e hapur për shumë afera të paligjshme.

Pavarësisht rekomandimeve të Komisionit Europian, autoritetet në Shqipëri kanë theksuar më parë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në lidhje me zbatimin e kësaj skeme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori Shqiptar MBETET në mbziotërimin e vranësirave të shumta në pothuajse gjithë ditën e premte, KU pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat V...

07:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI