Flash

Kim largohet nga Shqipëria/ Berisha: E vetmja diplomate që ka dëmtuar marrëdhëniet Shqipëri – SHBA

Lapsi.al 9 December 2022
Kim largohet nga Shqipëria/ Berisha: E vetmja diplomate që ka

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, pritet të largohet për shkak të mbarimit të mandatit. Largimin e Kim-it nga Shqipëria e ka komentuar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Kryedemokrati tha se Kim është e vetmja diplomate amerikane që ka dëmtuar marrëdhëniet midis dy vendeve.

"Unë e lexova, e vërteta është që nuk u habita. Për deklaratën e Edi Ramës me zëdhënësen Xhaçka. Por në këtë rast dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flaje të një limoni të shtrydhur. Në 100 vite marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë diplomate që të ketë dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, më shumë se sa Yuri Kim. Sjelljet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat perëndimore të vendeve të lira, me konventat kombëtare, me respektimin e lirive dhe ligjeve të një vendi dhe mbi të gjithë respektimin e qytetarëve të një vendi të lirë për të zgjedhur. Ajo zhvilloi një veprimtari të padenjë për përfaqësuesin e një vendi mik. I ka lejuar vetes të thërrasë deputetët sikur të ishin ushtarë, për t'i vënë kundër Sali Berishës. I ka përpunuar me orë e kërcënuar. Kërcënimet e saj se demokratët do të hanë bar nëse do të mbështesin Sali Berishën, thirrjet për të treguar se për kë duhet apo nuk duhet të votojnë, kundërshtimi për çdo konventë, për të shkelur ligjin dhe për të bërë shumicën-pakicë dhe pakicën-shumicë. Këta janë akte të shëmtuara.", tha Berisha.

Të këshilluara

Arrestohet i shumëkërkuari Gazment Kusta

Arrestohet Gazment Kusta. 35-vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe i shumëkërkuar nga uniformat blu. Ai kërkohej për një ngjarje të rregjistruar n...

21:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI