Flash

Identifikohet pas 65 vjetësh, fëmija i pajetë i gjetur në një kuti

Lapsi.al 9 December 2022
Identifikohet pas 65 vjetësh, fëmija i pajetë i gjetur në

“Boy in Box” (Djali në kuti) ka më në fund një emër. 65 vjet pasi trupi i pajetë i një fëmije u gjet në një kuti kartoni në Filadelfia, policia ka arritur t'i japë një emër dhe të zgjidhë një rastin që ka shqetësuar banorët e qytetit më të madh të Pensilvanisë për breza.

Ai quhej Joseph Augustus Zarelli. Lindi në vitin 1953. Trupi i tij i copëtuar u gjet në një kuti në vitin 1957. Ishte vetëm 4 vjeç kur u vra. Duke e zbuluar emrin e tij për publikun, autoritetet amerikane tani shpresojnë të gjejnë vrasësin e tij. Identifikimi u bë përmes analizës së ADN-së.

“Kur njerëzit mendojnë për “djalin në kuti”, njeriu ndjen trishtim të thellë. Jo vetëm sepse një fëmijë është vrarë, por për shkak se identiteti i tij nuk dihej” - tha Komisionerja e Policisë së Filadelfias Danielle Outlaw në një konferencë shtypi.

Pra, vrasja më e vjetër e pazbardhur e qytetit, e cila ka "përndjekur këtë komunitet, Departamentin e Policisë së Filadelfias, kombin tonë dhe botën" për më shumë se 6 dekada, ka tashmë një pjesë të së vërtetës”, - tha Outlaw.

"Ne kemi dyshimet tona se kush mund të jetë përgjegjës. Do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime t'i ndaj këto dyshime. Ky mbetet një hetim penal aktiv dhe i vazhdueshëm” - tha kapiteni Jason Smith i njësisë së vrasjeve të Policisë së Filadelfias.

"Tani nuk mund të bëjmë një arrestim. Ne mund të mos e gjejmë dot kurrë kush ishte vrasësi, por do bëjmë çmos për ta gjetur” – shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vetëm 1 rast i ri me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 101 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, vetëm një person ka rezultuar me Covid-19. 20 persona janë shërua...

19:59

Aksident me vdekje në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje. Nga informacionet paraprake raportohet se një automjet ka goditur për vdekj...

19:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI