Flash

FOTO/ Neymar i pangushëllueshëm: dëshpërimi i Brazilit, pas eliminimit në Botëror

Lapsi.al 9 December 2022
FOTO/ Neymar i pangushëllueshëm: dëshpërimi i Brazilit, pas

Brazili del nga Botërori. Favoriti kryesor eliminohet nga Kroacia në çerekfinale, pas 90 minutave të mbyllura pa gola. 1-1 në kohët shtesë, me golin e avantazhit të Neymar. O'Ney barazoi me 77 gola Pele, për golashënuesin më të mirë të të gjitha kohëve për Brazilin. Por kroatët barazuan tre minuta nga fundi dhe më pas me penallti nxorrën jashtë 5 herë kampionët e botës.

Duhej të ishte Kupa e Botës në shenjën e Pele, por për Brazilin aventura në Katar përfundon në lotët e atij që supozohej të ishte trashëgimtari i tij, Neymar. Pas goditjes së penalltive kundër Kroacisë në çerekfinale, lojtarët e Selecao janë lëshuar në një dëshpërim total. Të gjunjëzuar në fushë, të pushtuar nga lotët e pangushëllueshëm, me O Ney në qendër të fushës, i cili vendos duart në fytyrë. Gati i ngurtësuar Neymar, përpara se të shpërthejë edhe ai në në lot. Dani Alves, Thiago Silva dhe Vinicius mundohen ta ngushëllojnë, por në ditën që arriti Pele, O'Ney priste tjetër gjë.

Lexo më tej: Video/ Nga Ferri në Parajsë, në duart e Livakovic: mallkimi i çerekfinaleve, Brazili eliminohet me penallti nga Kroacia

Brazili është jashtë në tetë më të mirët, për herë të shtatë në histori. Në katër nga pesë Kupat e fundit, Selecao ka dalë jashtë në këtë fazë të kompeticionit.

BRAZILI NË LOT

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI