Flash

Fernando Santos i del në mbrojtje Ronaldos: “Nuk donte të largohej nga Katari, lëreni të qetë"

Lapsi.al 9 December 2022
Fernando Santos i del në mbrojtje Ronaldos: “Nuk donte të

Portugalia e Fernando Santos po përgatitet për ndeshjen ndaj Marokut, por situata e Ronaldos është ende në qendër të vëmendjes. Çerekfinalet e Kupës së Botës 2022 në Katar janë një takim i rëndësishëm për luzitanët, ndaj dhe qetësia është e nevojshme. Tekniku Fernando Santos u përpoq të shuante të gjitha polemikat rreth kampionit, duke i dalë në krah: "Ronaldo nuk më tha kurrë se donte të largohej nga kampi stërvitor. Mendoj se është koha ta lëmë të qetë”. Megjithatë, pas pankinës kundër Zvicrës, CR7 mund të nisë edhe ndeshjen kundër Marokut, duke parë njëmbëdhjetë portugezë të tjerë duke luajtur.

"Kjo është koha për të ndaluar polemikat - përsëriti Santos në konferencë -. Ka pasur një ballë për ballë, por ai kurrë nuk kërcënoi me lamtumirë. Zakonisht i shpall formacionet në stadium para ndeshjes, por këtë herë fola më parë me Ronaldon, sepse ai është kapiteni. E është dikush që i ka dhënë kaq shumë Portugalisë”.

Trajneri Santos ka rrëfyer detajet e përballjes me CR7: “Kam folur me të një ditë para ndeshjes, në zyrën time. Ishte hera e parë që fola vetëm me të dhe i thashë se nuk do të ishte titullar, duke konfirmuar se do të ishte i rëndësishëm gjatë ndeshjes. Ai ishte i qartë se nuk ishte i kënaqur, kjo është normale. Por biseda ishte krejtësisht e qetë ".

Në çerekfinale mbërrin Maroku si kundërshtar: "E ka treguar veten një kombëtare shumë e forte. Jashtëzakonisht e organizuar dhe me lojtarë që luajnë për klube të rëndësishme. Duhet të gjejmë zgjidhje dhe nuk do të jetë e lehtë as për ne dhe as për ata".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI