Flash

Zyrtare/ Luis Enrique nuk është më trajneri i Spanjës: në vend të tij De la Fuente

Lapsi.al 8 December 2022
Zyrtare/ Luis Enrique nuk është më trajneri i Spanjës:
Epoka e Luis Enrique tashmë ka përfunduar. Paraditen e sotme ka mbërritur njoftimi për shtyp nga Federata Spanjolle e Futbollit që njofton ndarjen. Kontrata e trajnerit kishte skaduar me daljen nga Kupa e Botës dhe nuk ishte rinovuar. Në vend të tij do të mbërrijë Luis de la Fuente, aktualisht në krye të ekipit U-21. Zgjedhje e vazhdimësisë, edhe pse De la Fuente nuk ka përvojë në një nivel të lartë. Kandidatët e tjerë, Marcelino dhe Roberto Martinez, u rrëzuan. Luis Enrique paguan për dështimin e Kupës së Botës, që përkeqësoi ashpërsinë kundër tij nga një pjesë e shtypit spanjoll. Enrique është kritikuar dhe është sulmuar për vite me rradhë në emër të anti-madridizmit të tij. Vetëm duke fituar 'Lucho' mund të kishte shpëtuar pankinën e tij. Dalja në raundin e 16 më të mirëve e dënoi teknikun me largimin nga Furitë e Kuqe.

LAMTUMIRA E XANA-s DHE KTHIMI ARROGANT

Trajneri asturian i ishte bashkuar ekipit kombëtar më 9 korrik 2018. Ai bëri debutimin e tij në shtator duke fituar në Ëembley në Ligën e Kombeve. Por marsin që pasoi ai u detyrua të linte skuadrën në kampin stërvitor për të vrapuar në shtëpi. Vajza e tij Xana ishte e sëmurë nga osteosarkoma. Gjendja e vajzës u përkeqësua me shpejtësi dhe në qershor Luis Enrique dha dorëheqjen, duke ia lënë ekipin mikut të tij Robert Moreno. Më 29 gusht, Xana e vogël, 9 vjeçe ndërroi jetë për dëshpërimin e gjithë familjes. Luis Enrique mblodhi forcat dhe më 19 nëntor të të njëjtit 2019 u rikthye në krye të kombëtares. E paqartë situata që shpërtheu me akuzat e Enrique ndaj ish-mikut të ti, gjë që rezultoi me prishjen e marrëdhënies me Moreno.

SUKSES E PAK EKSPERIENCË

Një pjesë e madhe e shtypit mund të jetë edhe e lumtur. Por me lamtumirën e Luis Enrique, kombëtarja spanjolle humbet një trajner të madh, si dhe një person të sinqertë, të hapur dhe interesant. De la Fuente ia doli mirë me ekipin e të rinjve, duke fituar Kampionatin Evropian nën 19 vjeç në 2015. Pastaj ai fitoi edhe Kampionatin U 21 në 2019, medaljen e argjendtë olimpike në Tokio. De la Fuente njeh shumë nga lojtarët e rinj të përzgjedhur nga Luis Enrique, që mori 7 lojtarë nën 21 vjeç në Doha. I mungon përvoja në nivel të lartë, por do ta bëjë shpejt.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI