Flash

Qëlloi me armē makinën e autorëve pasi i vranē shokun, arrestohet i riu në Vlorë

Lapsi.al 8 December 2022
Qëlloi me armē makinën e autorëve pasi i vranē shokun,

Arrestohet nga policia e Vlorës dhe FNSh një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vràsje me dashje të mbetur në tentativë dhe armēmbajtje pa leje.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Sali Zeneli, banues në Panaja.

Detaje nga policia: 

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane, në akset rrugore nacionale dhe në ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Swift”, në kuadër të të cilit u kap dhe ndalua shtetasi në kërkim:

S. Z., 32 vjeç, banues në Panaja.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Dy shpërthime në veri të Mitrovicës

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i t...

23:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI