Flash

Merr flakë në lëvizje makina me 4 persona në Kamëz

Lapsi.al 8 December 2022
Merr flakë në lëvizje makina me 4 persona në Kamëz

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje e sipër në Kamëz. Sipas njoftimit të policisë zjarri në makinë ka ardhur pas një rrjedhjeje gazi. Brenda në makinë ndodhej drejtuesi O.N. dhe bashkë me të ishin bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur. Sipas policisë ata kanë mundur të dalin në kohë dhe kanë marrë plagë të lehta.

Njoftimi i policisë.

Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamëz, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur.

Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga rrjedhja e gazit të makinës, si pasojë e një defekti në impiantin e gazit.

/LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohet i shumëkërkuari Gazment Kusta

Arrestohet Gazment Kusta. 35-vjeçari është një emër i njohur për policinë dhe i shumëkërkuar nga uniformat blu. Ai kërkohej për një ngjarje të rregjistruar n...

21:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI