Flash

Kush ishte 53-vjeçari nga Kosova që u kap me snajper në Durrës

Lapsi.al 8 December 2022
Kush ishte 53-vjeçari nga Kosova që u kap me snajper në

Personi në foton më lart është Selman Lajçi. 53-vjeçari u arrestua këtë të enjte në Portin e Durrësit me një arsenal armësh në makinën e tij. Nga një kontroll në vijën e dytë iu gjet në brendësi të automjetit një snajper, një pistoletë dhe një shotgan.

Me vete kishte edhe mbi 1300 fishekë dhe 800 të tjerë për armë gjahu. 53-vjeçari kishte hyrë në vendin tonë me tragetin e Ankonës me një makinë tip Land Rover. Sipas policisë destinacioni i tij ishte Kosova.

Burime zyrtare nga policia thanë se ai jetonte në Zvicër. Nuk dihet se cili ishte qëllimi i këtij trafiku armësh. Hetuesit shqiptarë janë duke verifikuar lidhjet e Lajçit në bashkëpunim me homologët në Kosovë dhe vendet e tjera të BE. Operacioni i koduar “Snajperi” është zhvilluar mbi bazën e inteligjencës informative dhe analizës së riskut. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kapet arsenal armësh në Portin e Durrësit, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova (VIDEO)

Të këshilluara

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiçin në Bruksel

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë të enjten se kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, ...

18:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI