Flash

Gonçalo Ramos, uli në pankinë Ronaldon e habiti botën: "CR7 më flet gjithnjë e më ndihmon"

Lapsi.al 8 December 2022
Gonçalo Ramos, uli në pankinë Ronaldon e habiti botën:

Protagonisti që nuk e pret: Gonçalo Ramos vendosi të bëhet i “madh” dhe mahniti botën në Katar. Nata e shenjtërimit? Herët për ta thënë, por mbetet fakti që sulmuesi 21 vjeçar ka zgjedhur mënyrën më të mirë për t'u prezantuar në futbollin e madh. Një trigolësh kur të gjithë sytë ishin tek ai që e bëri Cristiano Ronaldon të ulet në pankinë. Sulmuesi i Benfica, në paraqitjen e tij të parë si titullar për kombëtaren, i ktheu besimin trajnerit Fernando Santos, me një paraqitje fantastike.

Një mbrëmje perfekte ndaj Zvicrës në 1/8, por me sinqeritet për të evidentuar njeriun që të gjithë mendojnë se po sfidon: "Nuk di çfarë të them, po jetoj një ëndërr. Po e shijoj këtë moment, gjithçka po ecën shpejt. Tani le të fokusohemi në ndeshjen e radhës. Ne po punojmë për të dhënë më të mirën. Cristiano Ronaldo është kapiteni ynë, ai gjithmonë përpiqet të na ndihmojë. Flet me mua, ashtu siç flet me të gjithë", tha Gonçalo Ramos.

Lexo më tej: Video/ Gonçalo Ramos “fshin” CR7: Portugalia asfalton Zvicrën, në çerekfinale e pret Maroku

Gonçalo Ramos ka shënuar gjithmonë gola në karrierën e tij të re. Shpërthimi erdhi në sezonin 2021-2022 kur Benfica vuri bast për të. 46 paraqitje dhe 8 gola, një në Anfield Road kundër Liverpool në Champions League. Tashmë ai është një pikë fikse e luzitanëve që, pas Darvin Nunez, i kanë besuar çelësat e sulmit. Shifrat flasin vetë: 14 gola në 21 ndeshje, një në çdo 103 minuta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI