Flash

Goditi me grusht Berishën, Prokuroria e Tiranës sekuestron kartelat mjekësore të Gerti Shehut

Lapsi.al 8 December 2022
Goditi me grusht Berishën, Prokuroria e Tiranës sekuestron kartelat

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit Gerti Shehu, të riut që dy ditë më parë goditi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Hetuesit pritet të verifikojnë dhe diagnozën e përcaktuar nga mjeku Sadik Lala.

Familjarët kanë dëshmuar në polici se se ai vuante prej kohësh nga problem i shëndetit mendor dhe prej pesë vitesh kurohej.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Spitalit të Traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës.

Përveç ekspertizës së gjendjes mendore, prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkencore mostra për të parë nëse 31-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike ditën që ndodhi edhe ngjarja.

Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, ndërsa prokuroria pritet të kërkojnë masën “arrest me burg”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI